BOTA, 11 Mars 2026, 09:04

Konflikti/ Sulme izraelite në Teheran e Bejrut! Irani godet bazat amerikane në të gjithë Lindjen e Mesme! Shpërthim pranë aeroportit në Dubai

Konflikti/ Sulme izraelite në Teheran e Bejrut! Irani godet bazat amerikane

Shtetet e Bashkuara dhe Izraeli vijuan sulmet në Iranin gjatë orëve natës në atë që Pentagoni i përshkroi si sulme ajrore më intensive që nga fillimi i luftës. Shpërthime të forta u dëgjuan gjatë natës pranë Aeroportit Mehrabad të Teheranit dhe pranë aeroportit në Dubai.

Ndërkohë një tjetër sulm ajror izraelit u regjistrua në Bejrut, Liban. Sipas Agjencisë Kombëtare të Lajmeve, "armiku shënjestroi një apartament në lagjen Aisha Bakkar", në zemër të qytetit.

 "Raketat u qëlluan në njërën nga ndërtesat shumëkatëshe ku shpërtheu zjarri. Me shumë mundësi, sulmi ajror kishte për qëllim eliminimin e një anëtari të udhëheqjes së Hezbollahut", tha një burim.

Aishat Bakkar tani është shtëpia e shumë refugjatëve që u zhvendosën nga Libani jugor pas fillimit të përshkallëzimit ushtarak.

Disa shpërthime u dëgjuan edhe në Doha, kryeqytetin e Katarit. Ministria e Brendshme e Katarit kishte paralajmëruar më parë për një "kërcënim të lartë sigurie" dhe u bëri thirrje banorëve të mos dilnin jashtë dhe të qëndronin larg dritareve.

Irani pretendon se ka kryer sulme në shkallë të gjerë kundër objektivave usharake amerikane dhe izraelite. Garda Revolucionare e Iranit se ka goditur me raketa një bazë ushtarake amerikane në Kuvajt, teksa në shënjestër janë vënë edhe baza Al Udeid në Katar dhe Harir në Irak.

"Baza amerikane në Arifjan u godit nga dy raketa të qëlluara" nga Garda Revolucionare, njoftoi IRGC.  Kuvajti nuk e ka konfirmuar zyrtarisht sulmin. E vendosur në jug të Qytetit të Kuvajtit, baza strehon selinë e përparme të komponentit tokësor të Komandës së SHBA-së në Lindjen e Mesme.