BOTA, 13 Mars 2026, 11:51

Konflikti/ Rrëzimi i avionit ushtarak amerikan në Irak, konfirmohet vdekja e 4 anëtarëve të ekuipazhit

Konflikti/ Rrëzimi i avionit ushtarak amerikan në Irak, konfirmohet

Qendra e Komandës amerikane (CENTCOM) kanë konfirmuar vdekjen e katër prej gjashtë anëtarëve të ekuipazhit të avionit cisternë amerikan KC-135 që u rrëzua mbrëmjen e së enjtes në perëndim të Irakut.

“Më 12 mars, rreth orës 14:00 sipas orës së Bregut Lindor të SHBA-së, një avion furnizimi KC-135 i ushtrisë amerikane u rrëzua në Irakun perëndimor. Katër nga gjashtë anëtarët e ekuipazhit janë konfirmuar të vdekur, ndërsa përpjekjet e kërkim-shpëtimit vazhdojnë.

Rrethanat e incidentit janë nën hetim. Megjithatë, humbja e avionit nuk është shkaktuar nga zjarr armik apo zjarr miqësor. Identitetet e anëtarëve të ekuipazhit nuk do të bëhen publike përpara se të kalojnë 24 orë nga njoftimi i familjarëve të tyre”, thuhet në njoftimin zyrtar.