BOTA, 17 Mars 2026, 20:25

Konflikti në Lindjen e Mesme/ Trump: SHBA po e fiton në mënyrë të shkëlqyeshme luftën me Iranin

Konflikti në Lindjen e Mesme/ Trump: SHBA po e fiton në

Presidenti i Amerikës, Donald Trump ka deklaruar se ShBA-të po fitojnë kundrejt Iranit. Në një telefonatë për mediat italiane Corriere della Sera, Trump u shpreh se SHBA-të po bëjnë një punë të shkëlqyer, dhe do të fitojnë. 

"Ne po bëjmë shkëlqyeshëm në luftë. Ne po fitojmë", tha ai.

Me një ton të sigurt dhe optimist, presidentit amerikan u shpreh si sigurt në veprimet e tij. Mediat e huaja shkruajnë se kjo deklaratë vjen, pas refuzimit të disa vendeve europiane, përfshirë edhe Italinë, për të marrë pjesë në misionin për rihapjen e ngushticës së Hormuzit.

Vetëm një ditë më parë, presidenti kishte shprehur zhgënjim me pozicionin evropian, duke theksuar se Shtetet e Bashkuara kanë mbështetur vendet e NATO-s për dekada.

"Pasi ndihmuan aleatët tanë për 40 vjet, sot ata nuk janë entuziastë për të dalë në fushë së bashku me Shtetet e Bashkuara janë vendi më i fortë në botë dhe nuk ka nevojë për askënd", tha ai.