BOTA, 15 Prill 2026, 21:31

Konflikti në Lindjen e Mesme/ SHBA vendos sanksione të reja ndaj Iranit

Konflikti në Lindjen e Mesme/ SHBA vendos sanksione të reja ndaj

Thesari i Shteteve të Bashkuara ka njoftuar një paketë të re sanksionesh kundër individëve, organizatave dhe anijeve të lidhura me Iranin.

Sipas BBC, masat e reja përfshijnë tre persona, nëntë anije dhe 17 subjekte, mes të cilave kompani dhe organizata që dyshohet se kanë lidhje me aktivitetet iraniane.

Vendimi vjen pas deklaratës së Sekretarit të Thesarit, Scott Bessent, i cili më herët bëri të ditur se SHBA nuk do të rinovojë licencat që lejonin blerjen e naftës ruse dhe iraniane të transportuar përmes detit.

Autoritetet amerikane nuk kanë dhënë detaje të mëtejshme mbi natyrën specifike të shkeljeve, por kanë theksuar se masat synojnë kufizimin e rrjeteve që mbështesin sektorin energjetik të Iranit.