TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.
TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.

Kancelari gjerman, Friedrich Merz ka shprehur mosbesimin e tij nëse sulmet amerikane dhe izraelite ndaj Iranit mund të çojnë në ndryshim regjimi në vend. Kjo duke theksuar se vendi i tij është i gatshëm të kontribuojë në një operacion për të siguruar lundrim të lirë në ngushticën e Hormuzit, por pas përfundimit të luftës. Mediat shkruajnë se Merz ishte i sigurt që lufta në Iran, nuk do të çojë në sukses.
"Unë thjesht nuk jam i bindur se ajo që po ndodh tani, që është ajo që po bëjnë SHBA dhe Izraeli, në të vërtetë do të çojë në sukses. Një muaj më vonë, ne nuk kemi shenja de-përshkallëzimi", tha ai në një konferencë të organizuar nga Frankfurter Allgemeine Zeitung.