TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.
TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.

Izraeli ka sulmuar ashpër Organizatën e Kombeve të Bashkuara, duke theksuar se për sa kohë nuk merr masa sa i përket konfliktit në Gaza, nuk ka arsye pse të ekzistojë.
Ambasadori Gilad Erdan foli në Asamblenë e Përgjithshme për fëmijën izraelit Kfir, peng i Hamasit, i cili festoi ditëlindjen e tij të parë në robëri. “Dhe ju preferoni të diskutoni armëpushimin?”, - bërtiti ai, duke premtuar se vendi i tij do të vazhdojë të luftojë për t’u mbrojtur.
“Një organizatë që nuk mban qëndrim kur një fëmijë një vjeçar merret peng është bashkëpunëtor i terroristëve dhe nuk ka arsye të ekzistojë” - tha ai, duke drejtuar sërish gishtin nga OKB për “vazhdimin e përqendrimit në armëpushimi në Gaza dhe për ndihmën dhe jo për pengjet”.