BOTA, 29 Prill 2026, 22:24

Konflikti Izrael-Liban/ OKB ngre alarmin: Mbi 1.2 milionë njerëz në Liban do të përballen me uri ekstreme për shkak të luftës

Konflikti Izrael-Liban/ OKB ngre alarmin: Mbi 1.2 milionë njerëz

Lufta mes Libanit dhe Izraelit vijon të jetë aktive, ndërsa sulmet mes tyre sa vijnë dhe rriten.

Raporti i mbështetur nga OKB, ka deklaruar se më shumë se 1.2 milionë njerëz në Liban pritet të përballen me uri për shkak të luftës midis Izraelit dhe Hezbollahut.

"Rreth 1,24 milionë njerëz pothuajse një në katër të popullsisë së analizuar, pritet të përballen me pasiguri ushqimore në nivele krize ose edhe më keq midis prillit dhe gushtit 2026", thuhet në një deklaratë të përbashkët të Organizatës së OKB-së për Ushqimin dhe Bujqësinë, Programin Botëror të Ushqimit dhe Ministrinë e Bujqësisë së Libanit.

Mediat shkruajnë se kjo shënon një përkeqësim të konsiderueshëm nga situata para shpërthimit të luftës në mars, kur rreth 874.000 njerëz, rreth 17% e popullsisë, po përballeshin me pasiguri akute ushqimore.