BOTA, 4 Mars 2026, 09:43

Konflikti/ Djali i Khameneit u zgjodh Lideri i ri Suprem i Iranit, reagon Izraeli: Çdo udhëheqës që vepron kundër nesh do të jetë objektiv për eliminim

Konflikti/ Djali i Khameneit u zgjodh Lideri i ri Suprem i Iranit, reagon

Ministri izraelit i Mbrojtjes,  Israel Katz ka paralajmëruar se cilido udhëheqës që regjimi iranian emëron për të zëvendësuar Ajatollah Ali Khamenein do të jetë “një objektiv i padiskutueshëm për eliminim”.

“Çdo udhëheqës i emëruar nga regjimi terrorist iranian për të vazhduar udhëheqjen e planit për të shkatërruar Izraelin, për të kërcënuar Shtetet e Bashkuara dhe botën e lirë dhe vendet e rajonit, dhe për të shtypur popullin iranian, do të jetë një objektiv i padiskutueshëm për eliminim”, tha Katz.

“Nuk ka rëndësi emri i tij apo vendi ku fshihet“, theksoi ministri izraelit, duke shtuar:

“Ne do të vazhdojmë të veprojmë me forcë të plotë, së bashku me partnerët tanë amerikanë, për të çmontuar aftësitë e regjimit dhe për të krijuar kushtet që populli iranian ta përmbysë dhe ta zëvendësojë atë.”