BOTA, 9 Shkurt 2026, 19:58

Komisioni Europian: Irani të tregojë seriozitet, një përshkallëzim ushtarak do kishte pasoja të mëdha për rajonin

Komisioni Europian: Irani të tregojë seriozitet, një

Komisioni Evropian ka paralajmëruar për rrezikun e destabilizimit në Lindjen e Mesme. Kjo deklaratë vjen pas takimit të fundit midis Shteteve të Bashkuara të Amerikës dhe Iranit në Oman.

“Një përshkallëzim ushtarak do të kishte pasoja serioze dhe të tmerrshme për stabilitetin e rajonit, i cili ka nevojë të madhe për stabilitet “, tha zëdhënësi i politikës së jashtme të Komisionit, Anwar El Anouani .

Ai përshëndeti perspektivën e bisedimeve diplomatike midis Uashingtonit dhe Teheranit, duke theksuar se diplomacisë duhet t’i jepet një shans, ndërsa nënvizoi se BE mbetet e bindur se një zgjidhje e qëndrueshme mund të arrihet vetëm përmes negociatave.

Zëdhënësi gjithashtu i bëri thirrje Iranit të tregojë se po i merr seriozisht shqetësimet e bashkësisë ndërkombëtare, veçanërisht për çështjen bërthamore.