TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.
TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.

Eksplodimi i një kamioni me gaz të lëngshëm në Kili, shkaktoi dëme deri në 200 metra perimetër.
Kamioni që po transportonte gaz të lëngshëm shpërtheu në një autostradë në Santiago të Kilit.
Ky incident tragjik la të paktën katër persona të vdekur dhe 17 të lënduar.
Një nga viktimat ishte edhe shoferi i kamionit, i cili sipas raporteve kishte humbur kontrollin e mjetit para përplasjes.
Eksplozioni i fuqishëm krijoi një re të madhe tymi, dhe shqipja e goditjes u ndje në një rreze prej 150 deri në 200 metrash. Brenda kësaj zone u dëmtuan të paktën 50 automjete.
Prokuroria ka filluar një hetim mbi shpërthimin, ndërsa kompania në pronësi të së cilës ishte kamioni, Gasco, nuk ka reaguar ende për ngjarjen.
????Dramatic footage shows a truck carrying liquid gas overturning and exploding in Santiago, Chile
— NEXTA (@nexta_tv) February 21, 2026
Authorities report 4 dead and 17 injured in the incident. pic.twitter.com/sJ7e8G0lWD