BOTA, 5 Janar 2026, 16:44

Këshilli i Sigurimit i OKB-së mblidhet për të diskutuar zhvillimet në Venezuelë

Këshilli i Sigurimit i OKB-së mblidhet për të diskutuar

Ka filluar mbledhja e Këshillit të Sigurimit të OKB-së mbi zhvillimet në Venezuelë.

Kujtojmë se delegacioni i përhershëm i Republikës Bolivariane ashtu edhe vende të tjera kërkuan të shtunën që Këshilli i Sigurimit i OKB-së të mblidhet pas ndërhyrjes ushtarake në Venezuelë gjatë natës dhe arrestimit të presidentit të vendit, Nicolas Maduro, nga forcat amerikane.

Sot Qeveria zvicerane ka ngrirë me efekt të menjëhershëm asetet e mbajtura nga Nicolás Maduro i Venezuelës dhe “persona të tjerë të lidhur me të”.