BOTA, 20 Shkurt 2026, 11:58

Kërcënimi/ Politico: SHBA i bën presion Evropës që të blejë armë amerikane

Kërcënimi/ Politico: SHBA i bën presion Evropës që

Administrata Trump ka kërcënuar me hakmarrje nëse Bashkimi Evropian favorizon prodhuesit evropianë të armëve mbi homologët e tyre amerikanë, sipas një raporti të Politico.

Paralajmërimi, sipas raportit, u dërgua nga Departamenti i Mbrojtjes i SHBA-së gjatë konsultimeve përkatëse të Komisionit për të promovuar procesin e riarmatimit të Evropës.

“Shtetet e Bashkuara kundërshtojnë fuqimisht çdo ndryshim në direktivë që do të kufizonte aftësinë e industrisë amerikane për të mbështetur ose për të marrë pjesë në prokurimin kombëtar të mbrojtjes së shteteve anëtare të BE-së”, ishte, sipas Politico, mesazhi nga Pentagoni.

“Politikat mbrojtëse dhe përjashtuese që i shtyjnë me forcë kompanitë amerikane jashtë tregut, ndërsa kompanitë më të mëdha të mbrojtjes në Evropë vazhdojnë të përfitojnë shumë nga qasja në tregun e Shteteve të Bashkuara janë taktika e gabuar”, tha Uashingtoni.

Sipas Politico-s, ky qëndrim përbën një paradoks në qasjen e SHBA-së ndaj Evropës. Ndërsa administrata Trump u ka thënë vazhdimisht evropianëve se dëshiron që ata të marrin përsipër pjesën më të madhe të mbrojtjes konvencionale të Kontinentit të Vjetër, SHBA-të nuk duan që kjo të vijë në kurriz të kompanive amerikane të mbrojtjes.