TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.
TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.

Karoline Leavitt, sekretarja e shtypit e Shtëpisë së Bardhë ka postuar në rrjetin social X një përditësim mbi bisedimet për vendosjen e paqes mes Ukrainës dhe Rusisë.
Ajo u shpreh se SHBA-të anë bërë përparim të jashtëzakonshëm drejt një akordi duke sjellë në tryezë si Ukrainën ashtu edhe Rusinë.
“Gjatë javës së kaluar, Shtetet e Bashkuara kanë bërë përparim të jashtëzakonshëm drejt një marrëveshjeje paqeje duke sjellë në tryezë si Ukrainën ashtu edhe Rusinë. Ka disa detaje delikate, por jo të pakapërcyeshme, që duhet të zgjidhen dhe do të kërkojnë bisedime të mëtejshme midis Ukrainës, Rusisë dhe Shteteve të Bashkuara”, u shpreh ajo.