BOTA, 12 Janar 2024, 20:51

Karabinierët bastisin shtëpitë e Vittorio Sgarbit, i marrin pikturën e shekullit të 16-të

Karabinierët bastisin shtëpitë e Vittorio Sgarbit, i marrin
Vittorio Sgarbi dhe piktura

Karabinierët bastisën sonte tre banesat e Vittorio Sgarbit nën hetim për pastrim të pasurive kulturore. Bastisja u bë me urdhër të prokurorisë për çështjen e pikturës "Kapja e Shën Pjetrit" të piktorit Rutilio Manetti, e shekullit të 16-të.

Piktura është vjedhur më shumë se një dekadë më parë, në vitin 2013, nga kështjella e Buriasco në Piemonte, por në vitin 2021 u rishfaq në një ekspozitë në një version të përcaktuar si "të pabotuar" në pronësi të Sgarbi.

Piktura që ka vlerën e qindra mijëra eurove iu sekuestrua Sgarbit, i cili në qeverinë e Melonit ka postin e sekretarit të shtetit për Kulturën.

Karabinierët e Njësisë së Mbrojtjes së Trashëgimisë, me urdhër të kryeprokurorit Giovanni Narbone kanë bastisur tre banesat e kritikut të artit në Marche, Romë dhe një në Ro Ferrarese. 

Policia ka sekuestruar edhe pajisje kompjuterike dhe dokumente.

Sgarbi vetë komentoi operacionin në këtë mënyrë: "Kam dorëzuar vetë pikturën që të kryhen të gjitha kontrollet e nevojshme.  Jam absolutisht i qetë. Sekuestrimi është një veprim i domosdoshëm. Nuk kam asgjë për t'u frikësuar. Unë do të mbroj me të gjitha mënyrat kundër atyre që spekulojnë për këtë çështje dhe atyre që bëhen bashkëfajtorë në të."
Sgarbi pretendon se Sgarbi piktura e tij është versioni origjinal i veprës “Kapjaq e Shën Pjetrit”, të cilin ai thotë se e gjetur gjatë restaurimit të një vile të braktisur të blerë nga nëna e tij në Viterbo në vitin 2000 dhe se piktura e vjedhur nga kështjella ishte një kopje e keqe prodhuar në shekullin e 19-të.