BOTA, 26 Dhjetor 2025, 22:01

Kaos në Japoni/ 50 makina përfshihen në aksident, një viktimë dhe 26 persona të plagosur! Mjetet shpërthejnë në flakë... (PAMJET)

Kaos në Japoni/ 50 makina përfshihen në aksident, një

Një aksident zinxhir ka ndodhur në Japoni këtë të premte. 50 makina janë përplasur. Mësohet se një person ka humbur jetën dhe të paktën 26 të tjerë janë plagosur.

Ngjarja ka ndodhur në autostradën Kanetsu. Nga videot e shpërndara në rrjete sociale, shihet se nga përplasja e fortë automjetet kanë shpërthyer në flakë.

Ekipet e emergjencës, zjarrfikëset kanë mbërritur menjëherë në vendin e ngjarjes për t’i ardhur në ndihmë të lënduarve.