BOTA, 3 Mars 2026, 16:28

Kancelari gjerman Merz sot në Shtëpinë e Bardhë! Udhëheqësi i parë i huaj që takohet me Trump pas sulmit ndaj Iranit

Kancelari gjerman Merz sot në Shtëpinë e Bardhë!

Kancelari gjerman, Friedrich Merz, pritet të mbërrijë në Shtëpinë e Bardhë në orët në vijim, për një takim me Presidentin e SHBA-së Donald Trump.

Ky do të jetë takimi i parë i presidentit të SHBA-së me një udhëheqës të huaj që nga fillimi i sulmeve ushtarake ndaj Iranit.

Vizita ishte planifikuar dhe njoftuar para fillimit të operacioneve ushtarake, megjithatë, të dy udhëheqësit do të përqendrohen në interesat e tyre në Lindjen e Mesme, ndërsa konfliktet përshkallëzohen, informon AFP.

Gjermania nuk e ka mbështetur operacionin ushtarakisht, por së bashku me Francën dhe Britaninë, u ka bërë thirrje udhëheqësve të Iranit të ndalojnë sulmet hakmarrëse.

Në një deklaratë të përbashkët të dielën, të tre vendet theksuan se do të “merrnin masa për të mbrojtur interesat tona dhe ato të aleatëve tanë në rajon”, duke përfshirë ndoshta “veprime mbrojtëse” për të shkatërruar aftësinë e Iranit për të lëshuar dronë dhe raketa.

Trump shpreson që Gjermania do t’i ndërmarrë këto veprime dhe të dy udhëheqësit pothuajse me siguri do të diskutojnë të ardhmen e Iranit.