TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.
TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.

Presidenti i SHBA Joe Biden tha se një armëpushim i mundshëm është në duart e Hamasit.
"Është në duart e Hamasit tani", u tha Biden gazetarëve teksa hipi në Air Force One në aeroportin Hagerstown.
Ai tha se izraelitët kanë bashkëpunuar dhe se një armëpushim është i nevojshëm.
Presidenti i SHBA-ve e quajti marrëveshjen në tryezë një ofertë racionale dhe tha se izraelitët kishin rënë dakord për të.
Po ashtu Biden theksoi se pa një marrëveshje deri në Ramazan, situata në Izrael dhe veçanërisht në Jerusalem do të ishte shumë rrezikshme.