BOTA, 2 Janar 2024, 13:06

Jashtë flakë dhe brenda tym, publikohet video nga aeroplani japonez i përfshirë nga zjarri

Jashtë flakë dhe brenda tym, publikohet video nga aeroplani japonez i

Në rrjetet sociale është publikuar një video nga brendësia e aeroplanit të Japan Airlines që u përfshi nga zjarri derisa ateroi në aeroportin Haneda të Tokios, duke u përplasur me një avion tjetër.

Rodger Whitefield, ish-pilot i aeroplanëve komercialë, ka thënë për Sky News se “është mrekulli” që të gjithë pasagjerët dhe anëtarët e ekuipazhit i kanë mbijetuar aksidentit.

“Ishim dëshmitarë të një mrekullie. Mënyrë sesi të gjithë pasagjerët e aeroplanët janë nxjerrë është vështirë të besohet”, tha Whitefield.

Në videon e realizuar nga një prej pasagjerëve shihet sesi nga jashtë aeroplani digjet derisa lëvizë nëpër pistë, e brendësia e avionit është e mbushur me tym.

Whitefield ka theksuar se tymi dilte nga një prej dyerve të pjesës së pasme, duke shtuar se kjo nënkupton se dukshmëria në aeroplan ishte zero.

“Deri më tani (në këso rrethanash) të nxirren të gjithë pasagjerët jashtë – është mrekulli”, shtoi Whitefield.

Japan Airlines ka njoftuar se janë evakuuar 367 pasagjerë dhe 12 anëtarë të ekuipazhit.

Piloti i Rojeve Bregdetare është evakuuar menjëherë, derisa anëtarët e tjerë konsideroheshin fillimisht si të zhdukur.