TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.
TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.

Ekipet e shpëtimit në Japoni po janë në betejë me kohën për të gjetur 242 persona të zhdukur pas tërmeti shkatërrues të Vitit të Ri.
Një periudhë kritike 72-orëshe për të gjetur të mbijetuarit që kanë mbetur nën rrënoja kur goditi tërmeti përfundoi vonë të enjten.
Të premten, numri i të vdekurve nga tërmeti me magnitudë 7.6 në gadishullin e largët Noto u rrit në 92 viktima.
Forcat e Mbrojtjes së Japonisë dyfishuan numrin e ekipeve të shpëtimit në 4600, njoftoi agjencia e lajmeve Kyodo.
Shumë njerëz mendohet se janë të bllokuar nën shtëpitë e tyre të shembura, kryesisht në qytetet Suzu dhe Wajima.
Strukturat prej druri nuk u ndërtuan për t’i bërë ballë tërmeteve të fuqishëm që shpesh godasin vendin.
Dhjetëra mijëra banorë janë ende pa energji dhe ujë, ndërsa qindra mbeten të izoluar nga ndihma për shkak të rrëshqitjeve të dheut dhe rrugëve të bllokuara.
“Ne nuk do të dorëzohemi”, tha kryeministri japonez Fumio Kishida pas një takimi me ekipet e shpëtimit.
Kishida u kërkoi që të mos lënë gur pa lëvizur për të arritur tek komunitetet e prekura.
Tërmeti i së hënës shkaktoi gjithashtu një cunami të vogël që përmbyti të paktën 296 hektarë tokë, sipas ministrisë japoneze të tokës.
Japonia kishte thënë se do të shpenzonte 34 milion dollarë në rezerva buxhetore për të ndihmuar viktimat.