TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.
TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.

SHBA-të, Izraeli dhe Irani po vijojnë sulmet konstante ndaj njëra-tjetrës, teksa radhët e udhëheqjes iraniane sa vijnë e tkurren.
Pas vrasjes së numrit 2 të Iranit, Ali Larijanit, gjatë ditës së djeshme, Teherani premtoi se do të fillonte sulme hakmarrësve ndaj Izraelit. Ndaj Tel Aviv, e filloi ditën me kaos pasi një breshëri raketash balistike goditi kryeqytetin izraelit. Si pasojë e tyre humbën jetën 2 të moshuar pasi një raketë iraniane goditi kompleksin ku ata jetonin.
Forcat izraelit mbrëmjen e ditës së djeshme vranë një tjetër zyrtar të lartë iranian, këtë herë, ministrin e inteligjencës së Iranit Esmail Khatib. Por Izraeli nuk u ndal me kaq pasi në orët e para të mëngjesit të ditës së sotme vijoi fushatën ndaj pozicioneve të Hezbollahut në Liban, teksa mediat vendase raportuan se në Beirut për shkak të sulmeve izraelite humbën jetën 6 persona dhe u plagosën 24 të tjerë.
Viktimë e sulmeve iraniane ka qenë sërish edhe Iraku, teksa pranë ambasadës amerikane në Bagdad u dëgjuan disa shpërthime.
Ndërkohë, Shtetet e Bashkuara vendosën të godisnin disa baza raketore iraniane rreth Ngushticës së Hormuzit, në një përpjekje për të siguruar kalimin e anijeve të naftës, në një nga rrugët më të rëndësishme tregtare në botë.