BOTA, 16 Maj 2026, 14:46

Izraeli vijon operacionet kundër Hezbollahut, godet infrastrukturën e organizatës në Libanin jugor!

Izraeli vijon operacionet kundër Hezbollahut, godet infrastrukturën e

Izraeli njoftoi sot (16 maj) se vijon operacionet kundër Hezbollahut dhe kreu sulme të reja në Libanin jugor, pasi urdhëroi banorët e nëntë fshatrave të evakuoheshin.

Kjo, pavarësisht zgjatjes prej një muaji e gjysmë të armëpushimit  të arritur gjatë negociatave midis dy vendeve në Uashington të premten.

“Forcat mbrojtëse izraelite filluan të godisnin infrastrukturën e Hezbollahut në disa zona të Libanit jugor”, tha ushtria izraelite në një deklaratë.

Agjencia kombëtare e lajmeve e Libanit, ANI, raportoi sulme ajrore në të paktën pesë fshatra në Libanin jugor, si dhe një valë banorësh që po largoheshin drejt Sidonit, qytetit kryesor në Libanin jugor, dhe Bejrutit. Pati gjithashtu raportime për të paktën tre të vdekur.

Ushtria izraelite më parë u kishte urdhëruar banorëve të nëntë fshatrave në rajonet e Sidonit dhe Nabatiyeh të evakuoheshin.