TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.
TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.

Izraeli ka sulmuar sërish Gazën, ku si pasojë e kësaj kanë humbur jetën katër persona, përfshirë një gazetar të Al Jazeeras. Gazetari i Al Jazeera, Muhammad Wasah, u vra në një sulm që shënjestruan automjetin me të cilin po udhëtonte në qytetin e Gazës. Ushtria izraelite e kishte akuzuar Wasah si anëtar të krahut ushtarak të Hamasit, gjë që Al Jazeera dhe Hamasi e mohuan.
Zyra e shtypit e Hamasit në Gaza dënoi sulmin dhe vdekjen e gazetarit. Një tjetër sulm ajror izraelit vrau dy persona në Rripin qendror të Gazës, sipas burimeve mjekësore. Ushtria izraelite nuk ka komentuar sulmin.
Tetorin e kaluar, Izraeli dhe Hamasi arritën një marrëveshje të ndërmjetësuar nga SHBA për t'i dhënë fund luftimeve në enklavën palestineze. Të dyja palët akuzojnë njëra-tjetrën për shkelje të kësaj marrëveshjeje.
Mediat shkruajnë se Izraeli ka vrarë të paktën 700 njerëz që nga armëpushimi dhe ka vrarë gjithashtu gazetarë të tjerë të Al Jazeera në Gaza dhe Bregun Perëndimor të pushtuar.
Në maj 2022, ushtarët izraelitë qëlluan dhe vranë gazetaren amerikano-palestineze Shireen Abu Akleh ndërsa ajo po mbulonte një operacion ushtarak në qytetin Jenin në Bregun Perëndimor.
223 gazetarë të vdekur
Komiteti për Mbrojtjen e Gazetarëve ka dokumentuar vdekjen e 223 gazetarëve dhe punonjësve të tjerë të medias në Gaza, Liban dhe Izrael. Nga këta, 210 ishin palestinezë të vrarë nga Izraeli në Gaza, 11 u vranë nga Izraeli në Liban dhe dy izraelitë u vranë nga Hamasi në tetor 2023, gjatë ofensivës që çoi në luftën e Gazës.
Sipas CPJ, askush nuk është fajësuar kurrë për vrasjet e gazetarëve nga ushtria. Ushtria izraelite gjithashtu ka pohuar, pa paraqitur prova, se disa gazetarë janë vranë për shkak të lidhjeve të tyre me Hamasin, gjë që u mohua nga mediat në të cilat ata.