BOTA, 5 Prill 2024, 09:33

Izraeli reagon pas “ultimatumit” të Biden, do të hapen dy rrugë të përkohshme humanitare në Gaza

Izraeli reagon pas “ultimatumit” të Biden, do të hapen dy

Kalimi Erez dhe porti Ashdod do të hapen për dërgesat e ndihmave humanitare.

Izraeli thotë se po ndërmerr hapa për të rritur fluksin e ndihmave humanitare në Rripin e Gazës, duke përfshirë rihapjen e një kalimi kufitar kyç në Gazën veriore të goditur rëndë.

Sipas mediave të huaja, përcjell Telegrafi, zyra e kryeministrit izraelit Benjamin Netanyahu njoftoi planet herët të premten, vetëm disa orë pasi presidenti Joe Biden i tha atij se mbështetja e ardhshme e SHBA-së për luftën në Gaza varet nga ndërmarrja e më shumë veprimeve nga Izraeli për të mbrojtur civilët dhe punonjësit e ndihmës.

Zyra e Netanyahut tha se kalimi Erez, i cili për vite shërbeu si terminali i vetëm i pasagjerëve për lëvizjen e njerëzve brenda dhe jashtë Gazës, do të rihapet përkohësisht.

Ai tha gjithashtu se Izraeli do të lejojë që porti i tij në Ashdod të përdoret për të përpunuar dërgesat e ndihmave për në Gaza dhe të lejojë dërgesat e shtuara të ndihmës jordaneze përmes një tjetër kalimi tokësor.

Njoftimi nuk shtjellonte sasitë apo llojet e artikujve që do të futeshin.

Zëdhënësja e Këshillit të Sigurisë Kombëtare të Shtëpisë së Bardhë, Adrienne Watson, përshëndeti lëvizjet e Netanyahu, duke shtuar se plani “tani duhet të zbatohet plotësisht dhe me shpejtësi”.