TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.
TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.

Izraeli ka sulmuar sërish Gazën, ku si pasojë janë vrarë gjashtë persona, mes tyre dy fëmijë, ndërsa nëntë të tjerë kanë mbetur të plagosur, disa në gjendje të rëndë.
Autoritetet bëjnë të ditur se viktimat janë regjistruar në një sulm që kishte në shënjestër një automjet policie në qytetin e Gazës. Po ashtu, nëntë kalimtarë janë plagosur gjatë ngjarjes, me disa prej tyre që ndodhen në gjendje kritike.
Mediat raportojnë gjithashtu se në pjesën veriore të Rripit të Gazës, forcat e armatosura izraelite kanë njoftuar se kanë vrarë një person të armatosur që ishte afruar pranë ushtarëve.
Sipas të dhënave të publikuara, më shumë se 750 palestinezë janë vrarë që nga 10 tetori 2025, kur hyri në fuqi marrëveshja e armëpushimit mes Izraelit dhe Hamasit. Të dy palët vazhdojnë të akuzojnë njëra-tjetrën për shkelje të marrëveshjes së armëpushimit.