BOTA, 3 Mars 2024, 22:56

Izraeli nuk merr pjesë në bisedimet për armëpushim, ndërsa Hamasi dërgon delegacion në Kajro, por ka një kusht!

Izraeli nuk merr pjesë në bisedimet për armëpushim,

Izraeli vendosi të mos dërgojë një delegacion në Egjipt për bisedime mbi një marrëveshje për një armëpushim dhe lirimin e pengjeve nga Gaza, ka zbuluar një zyrtar izraelit për CNN.

Zyrtari tha se arsyeja ishte se Hamasi nuk i ishte përgjigjur dy kërkesave izraelite:

–një listë pengjesh, duke specifikuar se cilët janë të gjallë dhe cilët janë të vdekur.

-konfirmimi i raportit të të burgosurve palestinezë që do të lirohen nga burgjet izraelite në këmbim të pengjeve.

Ndërkohë, një delegacion i Hamasit mbërriti në Kajro për bisedimet, tha një burim i lartë i Hamasit për CNN, ku pritej të merrnin pjesë edhe negociatorë nga SHBA, Izraeli dhe Egjipti.

Nga ana e Hamasit, ai tha se pa rënë dakord Izraeli për një armëpushim të përhershëm, nuk do të pajtohen me një marrëveshje mbi pengjet, tha një burim i lartë në grupin militant për CNN të dielën.

Të paktën tre pika ngecëse mbeten përpara se Hamasi të bie dakord për një marrëveshje, tha burimi. Këto janë:

-Një armëpushim i përhershëm.

-Tërheqja e atyre që burimi i quajti “forcat okupuese”, domethënë trupat izraelite, nga Rripi i Gazës.

-Kthimi i personave të zhvendosur nga jugu në veri të brezit.

Distancimi nga optimizmi i SHBA-së.

Të shtunën, një zyrtar i lartë në administratën e presidentit amerikan Joe Biden u tha gazetarëve se Izraeli kishte “pranuar në thelb” një propozim gjashtë-javor për armëpushim në Gaza dhe ishte në pritje të përgjigjes nga Hamasi.

Negociatorët thanë se po shtynin që marrëveshja të realizohej në kohë për fillimin e Ramazanit, i cili fillon një javë nga sot. Biden madje u kishte thënë gazetarëve në fillim të javës se shpresonte se do të kishte një armëpushim deri “të hënën e ardhshme”, duke iu referuar ditës së nesërme.

Por zyrtarë nga Izraeli, Hamasi dhe Katari kishin paralajmëruar kundër optimizmit të Bidenit se një marrëveshje mund të arrihet kaq shpejt, duke sugjeruar se dallimet mbesin.