TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.
TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.

Kryeministri izraelit, Benjamin Netanyahu, njoftoi sonte se ka hapur dritën jeshile për një megamarrëveshje shitjeje gazi me Egjiptin, me vlerë 30 miliardë euro.
“Sot kam miratuar marrëveshjen më të madhe të gazit në historinë e Izraelit. Vlera totale e marrëveshjes arrin 112 miliardë shekel, rreth 30 miliardë euro. Nga kjo shumë, 58 miliardë shekel (rreth 15,3 miliardë euro) do të hyjnë në arkën e shtetit”, tha Netanyahu në një deklaratë në television.
“Marrëveshja është nënshkruar me kompaninë amerikane ‘Chevron’ dhe partnerët izraelitë që do të furnizojnë gazin për Egjiptin”, shtoi kryeministri.
“Kjo është marrëveshja më e madhe e eksporteve në historinë e shtetit”, vuri në dukje ministri i Energjisë, Eli Cohen, i cili ishte pranë tij.
Kompania izraelite e gazit ”NewMed Energy” njoftoi sot në mbrëmje në një deklaratë se kishte “marrë autorizimin për të eksportuar gaz në Egjipt duke e bërë të mundur marrëveshjen prej 35 miliardë dollarësh”.
“Kjo është një ditë historike për tregun e gazit natyror duke garantuar investime të vazhdueshme në Izrael dhe duke krijuar stabilitet për vitet që vijnë”, tha drejtori ekzekutiv i ”NewMed Energy”, Yossi Abou.
Një projekt tubacioni gazi tokësor prej 65 kilometrash (20 milje) që lidh Izraelin dhe Egjiptin u miratua nga qeveria izraelite në maj 2023, por është vonuar ndjeshëm.
Ndërtimi i tij, që synon të rrisë furnizimet me gaz në Egjipt, pritet të përfundojë në vitin 2029.