BOTA, 21 Maj 2026, 17:18

Izraeli liron aktivistët e anijes “Sumud”, mes tyre edhe shqiptarin Baki Goxhaj

Izraeli liron aktivistët e anijes “Sumud”, mes tyre edhe

Izraeli ka liruar dhe deportuar të gjithë aktivistët e huaj që ndodheshin në anijen humanitare “Sumud”, e cila po udhëtonte drejt Gazës.

Mes aktivistëve ishte edhe shqiptari Baki Goxhaj.

Anija u ndalua nga Marina izraelite pranë Qipros, ndërsa aktivistët u dërguan më pas në Izrael. Ata u mbajtën përkohësisht në një burg në jug të vendit dhe më pas u kthyen në shtetet e tyre.

Autoritetet izraelite thanë se të gjithë aktivistët janë deportuar, pa dhënë më shumë detaje për procedurat ndaj tyre.

Sipas mediave ndërkombëtare, pjesë e flotiljes “Sumud” ishin rreth 430 aktivistë nga vende të ndryshme. Turqia organizoi fluturime çarter për kthimin e shtetasve të saj, ndërsa aktivistë të tjerë u larguan përmes aeroporteve dhe pikave kufitare të Izraelit.