BOTA, 27 Shkurt 2026, 20:26

Itali/ Tramvaji del nga shinat në Milano, raportohet për 2 viktima dhe 39 të plagosur

Itali/ Tramvaji del nga shinat në Milano, raportohet për 2 viktima dhe

Një aksident i rënde u regjistrua të premten pasdite në Milano ku një tramvaj doli nga shinat. Momenti i përplasjes së tramvajit me një ndërtesë është kapur nga një kamera e një makine. Nga përplasja humbën jetën dy persona dhe u plagosen 39 të tjerë.

Siç shihet edhe nga pamjet, tramvaji del nga shinat me shpejtësi të lartë dhe përplaset me murin e një ndërtese në Viale Vittorio Veneto, në zonën e Porta Venezia. Personat që ndodheshin në rrugë vrapojnë nga frika ndërsa mediat italiane raportuan se disa persona mbetën të bllokuar nën tramvaj.

Nuk është e qartë nëse ata po kalonin rrugën dhe automjeti duhej të frenonte fort apo të bënte një manovër të papritur për t’i shmangur ata. Shumë automjete emergjence shkuan në vendin e ngjarjes. Autoritetet kanë nisur hetimet lidhur me ngjarjen.