BOTA, 13 Nëntor 2025, 13:42

Ishte e divorcuar/ Ngjarja e rëndë në Itali, nëna vret djalin e saj 9-vjeçar me thikën e kuzhinës. Duhej t'ia kthente ish burrit fëmijën

Ishte e divorcuar/ Ngjarja e rëndë në Itali, nëna vret

Një ngjarje e rëndë është regjistruar në Trieste të Italisë , ku një nënë ukrainase eka vrarë me thikë djalin e saj 9-vjeçar.

Krimi i tmerrshëm, sipas Corriere Della Serra, ndodhi në Muggia, provincën e Triestes.

Një nënë nga Ukraina, 55-vjeçarja Olena Stasiuk, vrau djalin e saj nëntëvjeçar duke i prerë fytin me një thikë të madhe kuzhine dhe më pas u përpoq të kryente vetëvrasje duke prerë kyçet e duarve të saj.

Trupi i pajetë i fëmijës u zbulua të mërkurën në mbrëmje (12 nëntor) nga policia, e cila u njoftua nga babai, një burrë 56-vjeçar nga Trieste, i cili nuk po mundej të kontaktonte gruan nga e cila është divorcuar.

Gruaja, siç raportohet, ajo duhej t’ia kthente fëmijën, të cilin ai ia kishte besuar, në orën 21:00.

Me të mbërritur në shtëpinë në qendër të Muggia-s, policia e gjeti nënën në gjendje shoku dhe arriti të konfirmonte vetëm vdekjen e fëmijës, i cili u gjet në banjo.

Gruaja, e cila ishte arrestuar, mori ndihmën e parë nga mjekët dhe më pas u transferua në Spitalin Katinara.

Sipas mediave në Itali 55-vjeçarja vuante nga probleme të shëndetit mendor, ajo ishte nën kujdesin e Gjykatës dhe Qendrës së Shëndetit Mendor. Sipas raportimeve fillestare, kjo ishte një nga herët e para që ajo e mbante fëmijën vetëm.