BOTA, 30 Dhjetor 2025, 13:48

Ish presidenti rus sulmon Zelenskyn: Kopili i ndyrë i Kievit dëshiron luftë, tani të paktën të qëndrojë i fshehur për pjesën tjetër të jetës!

Ish presidenti rus sulmon Zelenskyn: Kopili i ndyrë i Kievit dëshiron

Rusët vazhduan raportet e djeshme për një tentativë sulmi nga Ukraina me dronë ndaj shtëpisë së Vladimir Putinit.

Pas ministrit të Jashtëm, Sergei Lavrov, ka reaguar sot edhe zëvendëskryetari i Këshillit të Sigurisë Ruse, Dmitry Medvedev.

Duke përdorur retorikën e tij të njohur ekstreme, Medvedev sulmoi – përmes një postimi në X – Volodymyr Zelensky, duke e përshkruar atë si një “kopil nga Kievi” i cili duhet të “fshihet për pjesën tjetër të jetës së tij të padobishme”.

“Kopili i ndyrë nga Kievi po përpiqet të minojë zgjidhjen e konfliktit. Ai dëshiron luftë. Epo, tani të paktën duhet të qëndrojë i fshehur për pjesën tjetër të jetës së tij të padobishme”, shkroi Medvedev në mënyrë karakteristike dhe ironi fyese.

Dje, Sergei Lavrov raportoi se Ukraina u përpoq të godiste rezidencën e Presidentit rus Vladimir Putin  në rajonin e Novgorodit me një sulm masiv me dronë.

Sipas tij, sulmi ndodhi në orët e para të 29 dhjetorit. Lavrov siguroi se Rusia nuk do ta linte pa përgjigje sulmin me dronë ukrainas.

Në të njëjtën kohë, ai theksoi se qëndrimi negociues i Moskës do të rishikohej  pas sulmit ndaj rezidencës presidenciale. Megjithatë, ai këmbënguli se Rusia nuk ka ndërmend të tërhiqet nga procesi i negociatave për planin e paqes.

Sipas pretendimeve ruse, të gjitha dronët u kapën, pa asnjë informacion në lidhje me lëndime ose dëmtime në infrastrukturë.

Por vetë Zelensky në reagimin e tij të menjëhershëm po në rrjetin social, i cilësoi ato si gënjeshtra dhe pretendime që nuk qëndronin.