BOTA, 4 Dhjetor 2025, 13:14

Ish presidenti rus, Medvedev kërcënon BE-në: Akt lufte nëse përdorni asetet e ngrira të Rusisë në Belgjikë

Ish presidenti rus, Medvedev kërcënon BE-në: Akt lufte nëse

Dmitri Medvedev, zëvendës kryetar i Këshillit të sigurisë në Rusisë, paralajmëroi të enjten Bashkimin Europian se nëse BE do të përdorë asetet e ngrira të Rusisë, ky do të ishte një akt që do të justifikonte luftën.

“Nëse Bashkimi Evropian i çmendur përpiqet, të vjedhë asetet ruse të ngrira në Belgjikë nën petkun e të ashtuquajturën ‘hua dëmshpwrblimi’, Rusia mund ta konsiderojë këtë veprim si një akt që justifikon luftën, me të gjitha pasojat përkatëse për Brukselin dhe për vendet e veçanta të BE-së,” tha Medvedev.

Bashkimi Europian propozoi të mërkurën përdorimin e paprecedentë të përdorimit të aseteve të ngrira të Rusisë për një fond prej 90 miliardë dollarësh, që do  mbulojë shpenzimet financiare të Ukrainës.