BOTA, 9 Shkurt 2026, 15:31

Irani shprehet gati që të hollojë uraniumin e pasuruar, por kërkon nga SHBA-të lehtësimin e sanksioneve si këmbim!

Irani shprehet gati që të hollojë uraniumin e pasuruar, por

Irani është gati të “hollojë” uraniumin e tij të pasuruar shumë, nëse Shtetet e Bashkuara heqin “të gjitha sanksionet”, tha të hënën kreu i Organizatës së Energjisë Atomike të Iranit, Mohammad Eslami.

Deklarata u bë pas rifillimit të bisedimeve me Shtetet e Bashkuara mbi programin bërthamor të Teheranit.

“Duke iu përgjigjur një pyetjeje në lidhje me mundësinë e hollimit të uraniumit të pasuruar në 60 për qind, Mohammad Eslami tha se kjo varet nga heqja e të gjitha sanksioneve në këmbim”, raportoi agjencia zyrtare e lajmeve “Irna”, pa specifikuar nëse deklarata i referohej të gjitha sanksioneve kundër Iranit apo vetëm atyre të vendosura nga Shtetet e Bashkuara ndaj Teheranit.

Përpara sulmeve SHBA-Izrael ndaj objekteve bërthamore të Iranit në qershor 2025, Irani po pasuronte uranium në 60%, shumë përtej limitit prej 3.67% të vendosur nga traktati ndërkombëtar bërthamor i vitit 2015, tashmë i shfuqizuar.