TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.
TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.

Nënpresidenti i Iranit, Mohammad Reza Areff, ka deklaruar se vendi i tij është i përgatitur për të gjithë skenarët e mundshëm, pas kërcënimeve të presidentit amerikan Donald Trump, i cili paralajmëroi se mund të shkatërrojë një qytetërim të tërë iranian.
"Qeveria ka finalizuar masat e nevojshme për të gjithë skenarët", shkroi Areff në një postim në platformën X, duke treguar vendosmërinë e Teheranit për të përballuar çdo situatë të mundshme tensioni.
Deklarata e Areff vjen në një kohë kur tensionet mes SHBA-së dhe Iranit po rriten ndjeshëm, me kërcënime të ndërsjella që kanë shkaktuar shqetësim në komunitetin ndërkombëtar dhe thirrje për qetësim diplomatik.