TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.
TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.

Mediat shtetërore në Iran kanë njoftuar për vdekjen e gjeneralit Majid Khademi, drejtues i shërbimeve të inteligjencës pranë Gardës Revolucionare të Iranit (IRGC).
Sipas deklaratës zyrtare, Khademi humbi jetën si pasojë e një bombardimi të përbashkët amerikano-izraelit, i cili, sipas autoriteteve iraniane, ka ndodhur në orët e para të mëngjesit të sotëm brenda territorit iranian.
Në njoftimin e shpërndarë përmes agjencisë së lajmeve Fars Neës Agency, IRGC konfirmon se gjenerali u vra në mëngjes, pa dhënë detaje të mëtejshme mbi vendndodhjen e saktë apo rrethanat e sulmit.
Autoritetet iraniane bëjnë të ditur se ceremonia mortore për gjeneralin Khademi do të shpallet në një moment të mëvonshëm.
Majid Khademi kishte mbajtur poste kyçe në strukturat e sigurisë së Iranit, duke shërbyer si drejtues i Organizatës për Mbrojtjen e Informacionit dhe i Organizatës së Inteligjencës brenda Gardës Revolucionare, duke luajtur një rol të rëndësishëm në arkitekturën e sigurisë së vendit.