TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.
TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.

Dronët iranianë kanë goditur rezervuarët e karburantit në portin Salalah të Omanit, raportuan mediat shtetërore.
Ndërsa Irani vazhdon të shënjestrojë infrastrukturën e Gjirit në hakmarrje për sulmet SHBA-Izrael.
“Një burim sigurie tha se disa dronë u rrëzuan, ndërsa të tjerë goditën rezervuarët e karburantit në portin e Salalah”, raportoi Agjencia e Lajmeve të Omanit.
Gjithashtu bëhet me dije se nga sulmi nuk u raportuan viktima.
Breaking | After the failed attack targeting the port of Duqm, Oman, most likely Iranian drones struck oil storage tanks at the port of Salalah. At least three fuel tanks are now on fire, with thick smoke spreading across the port. The full extent of the damage is still unclear,… https://t.co/A5fwtPi36q pic.twitter.com/q5MQgiflI1
— Basha باشا (@BashaReport) March 11, 2026
Kompania private e sigurisë detare Vanguard Tech tha se operacionet e portit u pezulluan pas sulmit në pjesën jugore të tij.