TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.
TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.

Ministria e Mbrojtjes e Emirateve të Bashkuara Arabe njoftoi se sistemet kundëraketore të vendit kanë neutralizuar dy raketa balistike dhe tre dronë të lëshuar nga Irani, ndërsa si pasojë tre persona mbetën të plagosur lehtë.
Gjithashtu, ministria bëri të ditur se që nga fillimi i sulmeve nga Teherani, sistemet mbrojtëse të vendit kanë arritur të zmbrapsin në total 551 raketa balistike, 29 raketa cruise dhe 2.263 dronë.
Ndërkohë, video që po qarkullojnë në rrjetet sociale tregojnë re tymi pranë aeroportit të Dubait. Sulmi la tre persona me lëndime të lehta.
Deri më tani, qeveria iraniane nuk ka publikuar asnjë deklaratë zyrtare lidhur me incidentin.