BOTA, 28 Mars 2026, 22:52

Irani njofton se do të lejojë 20 anije pakistaneze të kalojnë në Ngushticën e Hormuzit

Irani njofton se do të lejojë 20 anije pakistaneze të

Irani ka rënë dakord të lejojë 20 anije nën flamurin pakistanez të kalojnë nëpër Ngushticën e Hormuzit. Kjo u konfirmua edhe nga  ministri i Jashtëm i Pakistanit, Ishaq Dar, në një reagim në platformë në X.

Sipas marrëveshjes, dy anije do të kalojnë ngushticën çdo ditë. “Ky është një gjest i mirëpritur dhe konstruktiv nga Irani dhe meriton vlerësim”, shkroi ai duke shtuar: “Është një paralajmërues për paqe dhe do të ndihmojë në sjelljen e stabilitetit në rajon.”

Pakistani ka vepruar si ndërmjetës i negociatave midis SHBA-së dhe Iranit, siç konfirmoi të enjten i dërguari i posaçëm Steve Witkoff.