BOTA, 28 Shkurt 2026, 12:52

Irani konfirmon viktimat e para, 5 nxënës humbin jetën në qytetin e Minabit

Irani konfirmon viktimat e para, 5 nxënës humbin jetën në

Zëvendësshefi i sigurisë së provincës Hormozgan ka njoftuar se pesë nxënëse u vranë në sulmet e sotme nga Izraeli, sipas agjencisë shtetërore iraniane të lajmeve Fars.

“Në sulmet e sotme nga regjimi izraelit në qytetin Minab, një shkollë fillore për vajza u vu në shënjestër dhe deri më tani 5 nxënëse kanë humbur jetën”, tha zyrtari.

Kujtojmë se viktima e parë e luftimeve të sotme u regjistrua në Abu Dabi, ku një shtetas aziatik ndërroi pasi u godit nga mbetjet e raketave iraniane të ndërprera nga sistemet mbrojtëse.