TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.
TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.

Familjet e personave të vrarë gjatë protestave në Iran kanë deklaruar se autoritetet po kërkojnë shuma të mëdha parash për t’u kthyer trupat e të afërmve të tyre.
Sipas burimeve nga mediat e huaja, trupat po mbahen në morgje dhe spitale, ndërsa forcat e sigurisë refuzojnë t’i lirojnë pa pagesë. Për çdo trup të pajetë kërkohen nga 5 mijë deri në 7 mijë dollarë.
Të paktën 2435 persona janë vrarë në dy javë protesta në mbarë vendin. Ndërprerja e internetit dhe komunikimeve e ka bërë të vështirë verifikimin e plotë të situatës në terren. Organizatat ndërkombëtare të të drejtave të njeriut dhe mediat e huaja nuk lejohen të raportojnë drejtpërdrejt nga Irani.
Shtetet e Bashkuara qëndrojnë pranë popullit të guximshëm të Iranit dhe Presidenti Donald Trump e ka bërë të qartë se të gjitha opsionet janë në tryezë për të ndaluar masakrën, deklaroi Ambasadori i SHBA-së në Kombet e Bashkuara, Mike Ualtz.