TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.
TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.

Tragjedia në Crans-Montana u shkaktua nga përdorimi i fishekzjarrëve.
Këto janë pajisje jometalike që përmbajnë një përbërje piroteknike që prodhon shkëndija dhe flakë.
Ato janë projektuar për t’u vendosur në tokë, për t’u fiksuar në tokë ose në një mbështetëse, ose për t’u mbajtur në dorë. Deklaratat fillestare të dëshmitarëve përshkruajnë një zjarr që u përhap me shpejtësi, duke gjeneruar një sasi të madhe tymi dhe nxehtësi të fortë.
“Gjithçka ndodhi shumë shpejt”, tha zyra e prokurorit të Valais dhe policia kantonale në një deklaratë mbi hetimin për zjarrin e natës së Vitit të Ri në Crans-Montana.
Zyra gjyqësore zvicerane shton se nuk janë urdhëruar masa shtrënguese kundër të dyshuarve, pasi kriteret për paraburgim nuk përmbushen aktualisht.
Aktualisht nuk ka dyshime se të pandehurit kanë ndërmend t’i shmangen procedurave penale ose dënimit të pritur duke ikur. Kriteret e tjera, përkatësisht rreziku i përsëritjes së krimit ose bashkëpunimit, nuk po merren në konsideratë.
Hetimi është duke vazhduar për të përcaktuar çdo përgjegjësi tjetër penale.
Sot janë identifikuar edhe 16 viktimat e fundit, nga një total prej 4o të vdekur të zjarrit të natës së Vitit të Ri në klubin Le Constellation në Crans-Montana.
Ato janë tre vajza zvicerane (dy 15-vjeçare dhe një 22-vjeçare), një vajzë 24-vjeçare me shtetësi zvicerane/franceze, tre italiane (një 16-vjeçare dhe një djalë 15-vjeçar), një vajzë portugeze 22-vjeçare, një vajzë belge 17-vjeçare, gjashtë franceze (një 33-vjeçare, një 26-vjeçare, një 23-vjeçare, një 20-vjeçare, një 17-vjeçare, një 14-vjeçare) dhe një djalë 15-vjeçar me shtetësi franceze/izraelite/britanike.