TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.
TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.

Tre persona, përfshirë dy oficerë policie, janë vrarë në një shpërthim në Moskë, thanë autoritetet ruse.
Dy oficerët e policisë rrugore panë një person të dyshimtë pranë një makine policie në rrugën Yeletskaya të qytetit dhe, kur iu afruan të dyshuarit për ta ndaluar, u shpërtheu një pajisje shpërthyese, tha Komiteti Hetues i Rusisë.
Dy oficerët e policisë vdiqën nga plagët e marra, së bashku me një person tjetër që ndodhej aty pranë.
Shpërthimi ndodhi pranë vendit ku një gjeneral i lartë rus u vra në një shpërthim me makinë-bombë në kryeqytet të hënën.
Gjenerallejtnant Fanil Sarvarov vdiq pasi një pajisje shpërthyese – e cila ishte vendosur nën një makinë, shpërtheu.
Zëdhënësja e Komitetit Hetimor, Svetlana Petrenko, tha në një deklaratë se një çështje penale po hetohej në Moskë “lidhur me një përpjekje për të vrarë oficerët e policisë së trafikut”.