BOTA, 31 Dhjetor 2025, 21:02

I shpërthen një fishekzjarr në dorë, humb jetën nga hemorragjia 40-vjeçari në Romë

I shpërthen një fishekzjarr në dorë, humb jetën nga

Një burrë rreth 40 vjeç ka humbur jetën pasi një fishekzjarr i ka shpërthyer në dorë. Ngjarja tragjike ka ndodhur në Acilia (Romë), në rrugën Via Corte Maggiore, pranë bregdetit romak.

Sipas informacioneve paraprake, viktima ka ndërruar jetë si pasojë e një hemorragjie të rëndë, e shkaktuar nga amputimi i dorës. Në vendngjarje kanë mbërritur karabinierët dhe shërbimi i urgjencës 118, por për 40-vjeçarin nuk ka pasur asnjë mundësi shpëtimi.