TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.
TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.

Hamasi kishte paralajmëruar se në orën 17:00 do të godiste qytetin jugor të Izraelit Ashkelon me raketa. Në zonë janë dëgjuar disa shpërthime të forta.
Banorët vendas janë strehuar dhe të gjithë po shikojnë telefonat e tyre dhe presin me ankth të shohin se çfarë do të ndodhë më pas. Ata thonë se kanë dëgjuar më shumë zhurmë në këto minutat e fundit.
Në Ashkelon është bërë thirrje që të gjithë të hyjnë në zonën e mbrojtur dhe të mos dalin nga atje derisa bombardimet të mbarojnë.
Alarmet pasohen nga tingulli i sirenave dhe më pas zhurmat lart.
Nga ana tjetër një përditësim i shkurtër vjen nga pala palestineze. Ministria e Shëndetësisë e Gazës thotë se 830 palestinezë dihet se janë vrarë në sulmet izraelite që nga e shtuna.