TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.
TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.

Ndeshja miqësore Rusi - Paraguaj, e planifikuar për këtë të hënë në Moskë, u anulua pas sulmit të armatosur që ndodhi mbrëmjen e djeshme në një sallë koncertesh pranë kryeqytetit rus, të cilën e mori përsipër grupi xhihadist ISIS dhe që shkaktoi të paktën 143 të vdekur.
"Për shkak të sulmit, Federata Ruse e Futbollit dhe Federata e Futbollit të Paraguajit kanë vendosur të anulojnë ndeshjen miqësore", thuhet në njoftimin e Federatës Ruse të Futbollit.
Ndeshja ishte vendosur të zhvillohej në stadiumin "Dinamo" në Moskë dhe sipas të njëjtit burim mund të organizohet në një datë të mëvonshme.