BOTA, 7 Mars 2026, 17:35

Sulmi në bazën e Abu Dhabit, Teherani flet për mbi 200 ushtarë amerikanë të vrarë ose plagosur

Sulmi në bazën e Abu Dhabit, Teherani flet për mbi 200

Të paktën 200 ushtarë amerikanë janë vrarë ose plagosur gjatë sulmeve iraniane ndaj bazës ajrore Al Dhafra në Abu Dhabi gjatë 24 orëve të fundit. Kështu ka deklaruar në një komunikatë shtabi qendror iranian Khatamolanbia.

Gjatë sulmeve iraniane ndaj Flotës së Pestë të Marinës së SHBA-së në rajon, janë vrarë edhe 21 persona të tjerë dhe shumë të tjerë janë plagosur, shtohet në deklaratë, të cituar nga agjencia Tasnim.

Sipas saj, është goditur gjithashtu edhe një cisternë nafte në pronësi të Shteteve të Bashkuara në pjesën veriore të Gjirit Persik.