BOTA, 5 Mars 2026, 14:36

Sulmi iranian me dron në një aeroport të Azerbajxhanit, Teherani e mohon dhe akuzon Izraelin: Veprim i kryer nga regjimi sionist

Sulmi iranian me dron në një aeroport të Azerbajxhanit, Teherani

Forcat e armatosura iraniane mohuan të kenë nisur një sulm me dronë ndaj Azerbajxhanit, pas raportimeve se dy dronë që fluturonin nga drejtimi i Iranit ranë pranë aeroportit në enklavën azerbajxhanase të Nakhçivanit.

“Republika Islamike e Iranit… mohon se forcat e saj të armatosura kanë lëshuar një dron drejt Republikës së Azerbajxhanit”, tha shtabi i përgjithshëm i forcave të armatosura në një deklaratë të transmetuar nga agjencia gjysmëzyrtare e lajmeve Tasnim e Iranit.

Duke fajësuar Izraelin për sulmin, Shtabi tha: “Veprime të tilla nga regjimi sionist për të prishur marrëdhëniet midis vendeve myslimane përmes mjeteve të ndryshme janë të dokumentuara mirë.”

Më herët, mediat publikuan imazhe nga dëmet e shkaktuara në aeroportin e Nakhçivanit. Ministria e Mbrojtjes u zotua për kundërpërgjigje, duke thënë se:

“Republika Islamike e Iranit mban të gjithë përgjegjësinë për incidentin.  Këto akte agresioni nuk do të mbeten pa përgjigje.”