BOTA, 3 Janar 2026, 11:19

Sulmi i SHBA në Venezuelë, Presidenti Maduro u arrestua nga njësia speciale elitare amerikane ‘Delta Force’

Sulmi i SHBA në Venezuelë, Presidenti Maduro u arrestua nga

Zyrtarë të SHBA-së, kanë deklaruar se Presidenti i Venezuelës, Nicolás Maduro, është arrestuar të shtunën nga anëtarë të njësisë elitare Delta Force, njësia më e specializuar e ushtrisë amerikane.

Njësia e njohur Delta Force ishte gjithashtu përgjegjëse për misionin e vitit 2019 që çoi në vdekjen e ish-udhëheqësit të Shtetit Islamik, Abu Bakr al-Baghdadi, shkruan CBS News.

Ministri venezuelan i Mbrojtjes, Vladimir Padrino López, njoftoi në një video të publikuar në rrjetet sociale mobilizimin e forcave ushtarake në të gjithë vendin, pas sulmeve të ushtrisë amerikane.

Ministri i mbrojtjes bëri thirrje për një front të bashkuar rezistence përballë “agresionit më të keq” kundër Venezuelës. Ai deklaroi se të gjitha forcat e armatosura do të vendoseshin në terren sipas “urdhrave të Maduros”, por nuk përmendi kapjen e supozuar të presidentit.

“Na kanë sulmuar, por nuk do të na mundin,” tha ai, duke bërë thirrje për qetësi dhe unitet, dhe paralajmëroi kundër anarshisë dhe çrregullsisë, duke shtuar: “të mos biem pre e panikut që armiku kërkon të instaloje.”

Shtetet e Bashkuara nisën një sulm ndaj disa vendeve në Venezuelë, duke përfshirë bazat ushtarake në vend. Shpërthime të fuqishme u dëgjuan në orën 2 të mëngjesit sipas orës lokale në kryeqytetin e Venezuelës, Karakas, dhe vende të tjera në shtetet Miranda, Aragua dhe La Guaira.