TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.
TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.

Një tërmet i fuqishëm goditi sot në mbrëmje (28 mars) Indonezinë, duke shkaktuar panik dhe frikë për tsunami.
Forca e lëkundjeve ishte me magnitudë 6.2 ballë sipas shkallës Rihter.
Tërmeti ndodhi në orën 19:38 (ora evropiane) dhe raportohet se ishte shumë i fuqishëm, duke shkaktuar frikë.
Sipas Institutit Euro-Mesdhetar, epiqendra e tërmetit ndodhet 125 kilometra në verilindje të Lospalos dhe 264 kilometra në lindje-verilindje të Dili, ndërsa thellësia fokale vlerësohet në 144 kilometra.
Po vlerësohen rreziqet për tsunami dhe për dëme, por për momentin nuk ka raportime për viktima apo të lënduar.