TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.
TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.

Një tërmet i fuqishëm ka goditur pasditen e sotme Japoninë, duke ngritur edhe alarmin e mundshëm për tsunami dhe dëme materiale.
Forca e lëkundjeve sizmike fillimisht u raportua se ishte me magnitudë 6.7 ballë dhe është shënuar në veriun e vendit aziatik sipas raportimeve të para.
Por më pas autoritetet konfirmuan forcën 7,2 ballë, duke lëshuar edhe alarm për tsunami.
Dridhja u regjistrua në prefekturën Aomori, rajoni më verior në Japoninë kontinentale.
“Një tërmet i fortë me magnitudë 7, ballë të shkallës Rihter ndodhi pas orës 15:00 (ora europiane) në prefekturën Aomori në Japoninë veriore”, informuan mediat. Nuk ka ende informacione për viktima dhe dëme materiale, por paniku është i madh për shkak të forcës së lëkundjeve dhe për tsunami.