BOTA, 22 Shkurt 2026, 16:05

Hyri në rezidencën e Trump, Shërbimi Sekret: I riu ishte gati të qëllonte, vendosëm ta neutralizonim

Hyri në rezidencën e Trump, Shërbimi Sekret: I riu ishte gati

Detaje të reja janë zbuluar nga autoritetet e sigurisë në SHBA, rreth vrasjes së personit i cili hyri në perimetrin e sigurisë së rezidencës së Donald Trump.

Sherifi i Qarkut Palm Beach, Ric Bradshaw, deklaroi se i riu ngriti armën në pozicionin e qitjeje përpara se ata ta qëllonin.

Bradshaw thotë se kur sigurimi shkoi për të hetuar, gjetën një burrë të bardhë që mbante një shishe benzine dhe një pushkë.

Siguria e ka urdhëruar t’i lëshonte, e më pas ai ka hedhur shishen dhe ka ngritur pushkën në pozicion qitjeje.

Në atë pikë, agjentët e qëlluan me armë për të “neutralizuar kërcënimin”.

Zëdhënësi i FBI-së, Brett Skiles, tha se zona ku ndodhën të shtënat ishte nën mbrojtjen e Shërbimit Sekret dhe se FBI-ja po mbledh prova.